Ju njoftojme se zyrja kryesore me adrese 12 Qershori 61/A do te jete e hapur nga ora 8:00-18:00 ndersa zyrja Sheshi i Lidhjes 1/A (Bajrakli) nga ora 9:00-20:00. Tel: +383 44 217 401, +383 45 664 111, Fix: +383 29 226 531, Fax: +383 29 226 532; Administrata: +383 45 699 466, Adresa: 12 Qershori 61/A 20000 Prizren

Shërbimet

screen

Pasi që shumëçka varet nga shpejtësia dhe kapaciteti i rrjetit të internetit të një biznesi, ju duhet të kërkoni më të mirën. Qoftë rritje e një baze të dhënash apo një riparim kapital i infrastrukturës, kualiteti i kabllos që përdoret do të përcaktoj sasinë e të dhënave që do të transmetohen shpejt dhe sigurt.

Telcommunications ka nderin që t’ju ofroj prodhuesit më të njohur të kabllove me fije të bakrit dhe fije optike.

Telecommunications operon me teknologjinë më të fundit dhe me rrjetin më cilësor në treg duke përdorur teknologjinë FIBER dhe gjithashtu ofron shërbime të televizionit digjital IPTV duke përdorur SMARTBOX paisjen ku TV-ja juaj shëndrrohet në televizion të avancuar dhe shfrytëzoni aplikacionin YouTube, shkarkoni lojëra, filma, këngë, hapni fotografi dhe filma nëpërmjet usb-së dhe shumë gjëra tjera.

Gjithashtu ofron edhe shërbime të IP kamerave të kualitetit të lartë.

Telcommunications ju ofron shërbime të avancuara dhe është një kompani që kujdeset për klientët e saj vazhdimisht, si në sektorin shtëpiak, ashtu edhe në atë të bizneseve. Kompania Telcommunications është në fazën e rritjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm ku deri më tani ka 3 pika zyrtare të shitjes. Ajo ka përkrahje teknike dhe qendër kujdesi për konsumatorët, e cila punon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, gjatë tërë vitit.